“Respekt dhe përulësi”/ Rikthehet pas 30 vitesh, Bayerni me drejtor të ri sportiv!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Respekt dhe përulësi”/ Rikthehet pas 30 vitesh, Bayerni me drejtor të ri sportiv!

Bayern Munich me drejtor të ri sportiv. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë rikthyer në shtëpi Max Eberl, por tashmë me një rol të ri. 50-vjeçari do të nisë punën në datën 1 mars, teksa ka firmosur deri në 2027.

“Kam kaluar gjithë fëmijërinë dhe rininë time te Bayerni dhe në Mynih, kështu që është diçka e veçantë për mua të kthehem në klubin ku nisi gjithçka. Tashmë me një rol të ri.

Posti i drejtorit sportiv është një sfidë e madhe me të cilën do të përballem me shumë respekt dhe përulësi.

Do të bëj gjithçka që është e mundur që Bayerni të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen dhe të sjellë gëzim për tifozët”, u shpreh Eberl.

Si futbollist e nisi me moshat dhe mbërriti tek ekipi i parë bavarez. Si drejtues ka punuar te M’Gladbach dhe Leipzig.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE