Surpriza e radhës nga miliarderi i teknologjisë, Elon Musk do të blejë Manchester United?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Surpriza e radhës nga miliarderi i teknologjisë, Elon Musk do të blejë Manchester United?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//surpriza-e-radhes-nga-miliarderi-i-teknologjise-elon-musk-do-te-bleje-manchester-united.jpg)
Elon Musk ka konfirmuar së fundmi se nuk do të blejë Manchester United, pasi shkaktoi “furtunë” në botën e futbollit. Njeriu më i pasur në botë tronditi rrjetet sociale pasi shkroi së Twitter se “ai po blen Manchester United”, por tani ka sqaruar komentin e tij befasues. Përdoruesit e rrjeteve sociale, mosbesues ndaj postimit të tij e pyetën: ‘A je serioz’? Musk u përgjigj duke thënë:
Jo, kjo është një shaka. Nuk po blej asnjë ekip sportiv.
Edhe pse në një postim vijues Musk shtoi:
Megjithëse, nëse ndonjëherë do të blija ndonjë ekip, do të ishte Manchester United. Është ekipi im i preferuar që kur isha fëmijë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/surpriza-e-radhes-nga-miliarderi-i-teknologjise-elon-musk-do-te-bleje-manchester-united-62fcbeb15251f.jpeg)
Rikujtojmë se themelues i Tesla-s, ka shitur ditët e fundit aksione të kompanisë me vlerë 7 miliardë dollarë, vetëm disa muaj pasi ai tha se nuk donte të shiste më aksione nga prodhuesi i makinave elektrike. Sipas “Wall Street Journal”, dokumente tregojnë se, Musk ka shitur gjithsej 7.9 milionë aksione mes të premtes 5 dhe të martës 9 gusht.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje financiare të njeriut më të pasur të planetit. Disa kohë më parë Musk u padit nga kompania Twitter e cila e akuzon miliarderin se u tërhoq nga marrëveshja për ta blerë atë, duke i prishur imazhin dhe ulur aksionet në bursa. Musk nga ana tjetër pretendon se është mashtruar në negociata pasi Twitter ka një përqindje shumë të madhe përdoruesish falsë dhe joaktivë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08/surpriza-e-radhes-nga-miliarderi-i-teknologjise-elon-musk-do-te-bleje-manchester-united-62fcbeb1da691.jpg)
Ndërkaq, Errol Musk, babai i Elon nuk është i lumtur me djalin e tij miliarder. Në një intervistë në radio në “Kyle and Jackie O Show”, babai i CEO të “Tesla”-s ka rrëfyer se si ndihet vërtet për djalin e tij. “Djali yt është një gjeni. Ai gjeneron miliarda dollarë dhe ka krijuar kaq shumë gjëra, nuk mund t’ia mohoni atë.