Zbulim tronditës në Zelandën e Re, familja gjen eshtrat e një njeriu brenda valixhes së blerë!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulim tronditës në Zelandën e Re, familja gjen eshtrat e një njeriu brenda valixhes së blerë!

Policia në Zelandën e Re ka nisur një hetim pas një familje gjeti trupin e një njeriu në një valixhe që ata e kishin blerë në një shtëpi ankandesh. Familja e bëri zbulimin tronditës në shtëpinë e tyre në South Auckland, pasi hapi valixhet që kishte blerë në ankand. Sipas policisë, familja nuk është e dyshuar për këtë ngjarje.

Mësohet se valixhja u ble nga familja, së bashku me shumë sende të tjera, në një kompani, që po pastronte mallrat e braktisura. Si shumë të tjerë që blejnë sende të harruara apo të braktisura dhe ata shpresonin që të gjenin aty ndonjë gjë me vlerë. Pas zbulimit makabër, ata njoftuan menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pikë së pari për të identifikuar viktimën dhe personat përgjegjës që e kanë vendosur aty.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE