Aktori i njohur do të martohet me të dashurën me të njëjtin emër, tani do të kenë edhe të njëjtin mbiemër (FOTO)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Aktori i njohur do të martohet me të dashurën me të njëjtin emër, tani do të kenë edhe të njëjtin mbiemër (FOTO)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//aktori-i-njohur-do-te-martohet-me-te-dashuren-me-te-njejtin-emer-tani-do-te-kene-edhe-te-njejtin-mbiemer-foto.png)
Ylli i “Twilight”, Taylor Lautner pritet t’i japë së shpejti fund beqarisë me të fejuarën Taylor Dome. E fejuara, që mban të njëjtin emër me të, do të marrë mbiemrin e aktorit kur të martohen. Në një intervistë për The Kelly Clarkson Show, 30 vjeçari, bëri shaka për emrin dhe mbiemrin e ngjashëm.
“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, theksoi aktori. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë atë të dy: Tay djali dhe Tay goca. Ata u njohën në vitin 2018 dhe filluan të dilnin bashkë po atë vit.
Aktori ka qenë më parë i lidhur me disa figura të tjera nga bota e showbizzit. Ai ka qenë në një lidhje me Taylor Swift, e cila filloi dhe përfundoi në 2009.