Europiani i atletikës, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Munich 2022!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Europiani i atletikës, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Munich 2022!

Luiza Gega u konfirmua si një prej atleteve më të forta në kontinent. Kampionia shqiptare fitoi baterinë e parë të garës së 3,000 metrave me pengesa dhe siguroi në këtë mënyrë vendin në finalen e Europianit të Atletikës “Mynih 2022”. Pasi ruajti energjitë, Luiza nisi shkëputjen në gjysmën e garës, duke mos i lënë asnjë shans rivaleve të reagonin. Në të vetmin moment pasigurie, ku kthente kokën mbrapa të kontrollonte garueset e tjera, ndjekëset iu afruan. Megjithatë, Gega e rikuperoi distancën dhe kaloi e para në finish.

Rekordmenia shqiptare regjistroi kohën 9 minuta, 30 sekonda e 93 të qindtat dhe tashmë do të synojë medaljen e artë europiane. Edhe pse në moshën 33-vjeçare, atletja shqiptare kërkon majën e podiumit, për një titull që i mungon. Në vitin 2016 Luiza arriti të fitonte medaljen e argjendit në Europianin që u zhvillua në Amsterdam. Pritshmëritë janë të mëdha, edhe prej paraqitjeve të jashtëzakonshme të Gegës gjatë këtij edicioni. Në qershorin që kaloi, ajo u pozicionua e pesta në Botërorin e Atletikës, të zhvilluar në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

Luiza ka fituar gjithashtu edhe dy medalje të arta në Lojërat Ballkanike “Craiova 2022”, në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa dhe në garën e 5,000 metrave. Ajo triumfoi edhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medalje të artë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE