“Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time”, kujt ia dedikon këto fjalë Einxhel?

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time”, kujt ia dedikon këto fjalë Einxhel?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Prezantuesja gjithashtu ka fituar dhe shumë ndjekës e dashamirës që janë mbështetja më e madhe e të gjithë personazheve të njohur. Shpesh jemi mësuar që fansat t’i surprizojnë në mënyrë nga më të ndryshme idhujt e tyre e vetëm pak më parë, Einxhel ndau me ne një foto shumë të ëmbël ku tregoi se i kishin lënë një buqetë me lule në derën e shtëpisë. Për këtë veprim kaq të bukur, bukuroshja u shpreh:

Gjithmonë e gjejnë një mënyrë për në zemrën time

Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE