5 ushqimet që ju ndihmojnë të përmirësoni frymëmarrjen tuaj

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
5 ushqimet që ju ndihmojnë të përmirësoni frymëmarrjen tuaj

Nëse ju apo fëmijët tuaj, keni probleme me frymëmarrjen, mos nxitoni të blini të gjitha ilaçet që gjenden në farmaci, por që mund edhe të mos funksionojnë.

Në vend të tyre provoni disa nga këto ushqime të cilat mund ta përmirësojnë frymëmarrjen tuaj në mënyrë natyrale.

Molla
Një studim i ri britanik ka zbuluar se fëmijët që pinë të paktën 1 gotë me lëng molle në ditë kanë 50% më pak mundësi për të zhvilluar probleme me frymëmarrjen. Studimi zbuloi gjithashtu se nëse nëna konsumon 1 mollë në ditë gjatë shtatzanisë fëmija i saj do të ketë më pak mundësi të zhvillojë astmë më vonë gjatë jetës.

Vaji i ullirit
Përveçse fantastik për lëkurën dhe shëndetin e zemrës tuaj, vaji i ullirit mund të ndihmojë me parandalimin e problemeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Një eksperiment i kryer nga “Environmental Protection Agency” zbuloi që konsumimi i vajit të ullirit ndikonte pozitivisht në filtrimin e ajrit që shkonte në mushkëritë tona.

Salmoni
Acidet yndyrore, Omega-3 që gjenden te salmoni janë antioksidantë shumë të fuqishëm që reduktojnë inflamacionin në mushkëri dhe luftojnë bakteret e dëmshme që mund të futen në rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye konsumimi i rregullt i salmonit e përmirëson frymëmarrjen dhe shëndetin e mushkërive tuaja.

Çaj jeshil
Një filxhan i ngrohtë me çaj jeshil do ta ndihmojë trupin tuaj të qetësohet dhe të shërohet më shpejt. Por çaj jeshil mund të veprojë edhe si një antiastmatik natyral duke përmirësuar frymëmarrjen tuaj.

Hudhra
Përveç aromës së fortë hudhra është e pasur me lëndë anti-inflamatore të cilat reduktojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira që shkaktojnë kancer të mushkërive. Një stydim kinez zbuloi se njerëzit që konsumonin 3 thelpinj hudhër 2 herë në javë kishin 44% më pak mundësi për të zhvilluar kancer në mushkëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE