Kjo quhet dashuri! Capital T tregon veprimin ‘e çmendur’ të fanses së tij…

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo quhet dashuri! Capital T tregon veprimin ‘e çmendur’ të fanses së tij…

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Por këtë herë nuk do të flasim për ndonjë nga projektet e tij por për një postim që na bëri të kuptojmë sa larg shkon dashuria e fansave. Ashtu si për shumë artistë të tjerë edhe një dashamirëse e Kapos ka zgjedhur ta gdhendë në trup titullin e albumit më të fundit të reperit “Heart Broken Kids”. Këtë e ka treguar vetë ai me anë të një Instastory ku ka zbuluar se e ka takuar fansen e tij në koncertin më të fundit në Korçë.

Së fundmi Kapo ka publikuar një projekt të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëraren e njohur Anxhela Peristerin dhe Mandi Nishtullën. Ky bashkëpunim mund të themi se është një ndër më befasuesit për këtë verë. Kënga e re titullohet “Habibi” dhe mund të themi se është pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm në pak javë ka arritur një super sukses pasi ka kaluar 13 milion klikime në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE