Për Rinën dhe SinBoy është një ditë shumë e veçantë!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për Rinën dhe SinBoy është një ditë shumë e veçantë!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente shumë romantike krah tij, por ky i fundit është padyshim shumë i veçantë. Rina dhe SinBoy kanë plot katër vite lidhje dhe ky i fundit ka zgjedhur të bëjë një veprim shumë të ëmbël për partneren e tij duke i zbukuruar krevatin. Këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me ne një foto nga dhoma e dyshes dhe ne na bënë ‘sytë zemra’.

Vetëm 3 javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi së bashku me make-up artisten e saj ka ndarë një video ku shfaqet nga momenti që është pa lyer e deri kur përfundon grimi i saj. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Duket se ndjekësve të Rinës iu ka pëlqyer shumë ky veprim dhe këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55495 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE