Pas telasheve të vazhdueshme, Ezra Miller kërkon falje publike dhe fillon mjekimin për problemet e shëndetit mendor!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas telasheve të vazhdueshme, Ezra Miller kërkon falje publike dhe fillon mjekimin për problemet e shëndetit mendor!

Aktori Ezra Miller ka kërkuar falje publike për sjelljen e tij më shumë se të papërshtatshme që mbushi faqet mediatike gjatë dy viteve të fundit dhe pranoi se e ka filluar trajtimin për “probleme komplekse mendore”. Në një deklaratë të transmetuar për “Variety” nga përfaqësuesi i tij, 29-vjeçari ka kërkuar falje për gjithçka që ka bërë.

Meqenëse së fundmi kam kaluar nëpër një periudhë intensive krize, tani e kuptoj se kam probleme komplekse me shëndetin mendor dhe kam filluar të mjekohem. Dua t’i kërkoj falje kujtdo që e kam shqetësuar me sjelljen time në të kaluarën. Jam i përkushtuar të bëj gjithçka që është e nevojshme për t’u kthyer në një fazë të shëndetshme, të sigurt dhe produktive në jetën time.

Ylli i “The Flash” ka qenë i suksesshëm në realizimet filmike, por veprat e tij janë lënë në hije nga akuzat për sjelljen e tij ndaj ekranit gjatë dy viteve të fundit. Miller u akuzua për vjedhje të disa shisheve të alkoolit në Vermont në javën e kaluar, ndërsa ishte arrestuar gjithashtu dy herë në fillim të këtij viti në Hawaii, fillimisht për sjellje jo të rregullt në një bar karaoke në mars dhe më pas për sulm të shkallës së dytë më pak se një muaj më vonë.

Sipas një eksperti të industrisë së madhe “Warner Bros” bëhet me dije se do të rishikohen edhe njëherë opsionet për filmin e “The Flash” për shkak të polemikave në lidhje me akuzat e ditëve të fundit për yllin të tij Ezra Miller. Aktori 29-vjeçar, i cili përdor përemrat ata/ato, ka përfunduar xhirimet e projektit DC, i cili thuhet se ka kushtuar rreth 200 milionë dollarë deri më tani.

Së fundmi raportet bëjnë me dije se një nënë e re dhe tre fëmijët e saj që dyshohet se jetonin me Ezra Miller në fermën e tij në Vermont, thuhet se janë zhdukur. Policia e Shtetit të Vermontit është në kërkim të një gruaje 25-vjeçare dhe fëmijëve të saj, të moshës 5, 4 dhe 1 vjeç, sipas raportit të Rolling Stone. Raporti sugjeroi gjithashtu se policia beson se ylli i “Flash” mund të jetë duke fshehur vendndodhjen e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE