Shprehja “bëmë mama të të ngjajë” i përshtatet më së miri Reese Witherspoon dhe të bijës!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shprehja “bëmë mama të të ngjajë” i përshtatet më së miri Reese Witherspoon dhe të bijës!

Gjenet janë një mrekulli dhe këtë e vërteton ngjashmëria e mahnitshme mes aktores Reese Witherspoon dhe vajzës Ava Elizabeth Phillippe. Në fotografitë e tyre të përbashkëta vërehet ngjashmëria e madhe e aktores 46-vjeçare dhe vajzës së saj 22-vjeçare.

Së fundmi, aktorja ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram nga një darkë së bashku, ndërsa komentet kanë qenë të shumta lidhur me ngjashmërinë e tyre. Madje një pjesë e mirë e ndjekësve të aktores ishin të bindur se në foto ishte Reese dhe jo vajza e saj.

Reese ka folur për mënyrën sesi ngatërrohen gjatë gjithë kohës dhe se si shpesh bëjnë shaka me një dyshe tjetër nënë-bijë që u ndodh e njëjta gjë, Lisa Bonet dhe Zoe Kravitz. Në një intervistë të mëparshme, aktorja u shpreh:

Sa herë që Ava mërzitet, unë i them asaj ta telefonojë Zoe ose i dërgoj mesazh, ajo e di se si është kjo punë…Unë jam shumë krenare për të dhe jam e sigurt se nuk është e lehtë kur të ngatërrojnë me nënën tënde.

Aktorja 45-vjeçare Reese Witherspoon, gjatë një bisede me moderatoren dhe aktoren Treacee Ellis Ross ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj të panikut gjatë periudhës kur xhironte filmin “Wild” në vitin 2014. Filmi kishte një qendër të tij një grua, e cila kishte pësuar një dramë familjare dhe përpiqej të gjente pjesët e munguara të jetës së saj duke u munduar të ngjiste majën e Pacific Crest Trail. Ajo u shpreh se kjo ishte sfida më e madhe e karrierës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE