E kemi ditur prej kohësh, por Don Xhoni na tregon një nga video-t e rralla duke u ndeshur në ring!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kemi ditur prej kohësh, por Don Xhoni na tregon një nga video-t e rralla duke u ndeshur në ring!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por së fundmi ka zgjedhur të na tregojë këtë pjesë të tij që nuk e reklamon shpesh. Me anë të një video në Instastory, këngëtari na ka zbuluar aftësitë e tij në fushën e boksit, teksa shfaqet duke u ndeshur në ring (kuptohet thjesht për praktikë).

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 32 milion klikime në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE