Eva Longoria ka një ushqim spanjoll të preferuar dhe madje e gatuan vetë!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eva Longoria ka një ushqim spanjoll të preferuar dhe madje e gatuan vetë!

Aktorja e njohur Eva Longoria është adhuruese e jetesës së shendetshme gjë që e ndihmon të ketë energji të mjaftueshme për angazhimet e ndryshme të saj. Ndjekësve në rrjetin social Instagram aktorja shpesh u ndan detaje nga jeta e saj, plani i ushtrimeve dhe ushqimit.

Këto ditë për shkak të xhirimeve Eva gjendet në Spanjë dhe ka vendosur të gatuajë një ushqim spanjoll. Longoria fillimisht e ka mbushur tiganin me vaj, ka shtuar patate të grira, pastaj edhe feta qepësh. Ajo priti që të skuqej dhe më pas i skuqi vezët në të njëjtin vaj. Në fund ajo ka kombinuar gjithçka dhe nga shprehja e fytyrës mund të konstatojmë se është edhe e shijshme. Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Kam shumë kërkesa për të gatuar më shumë ushqime spanjolle që kur punoj në Spanjë. “Huevos rotos” është një nga pjatat e mia të preferuara dhe më të lehta për t’u bërë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria)

Sjellim në vëmendje se aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka qenë gjithmonë simbol i feminitetit dhe bukurisë dhe shumë zonja shtatshkurtra pëlqejnë të kopjojnë stilet e saj, sepse ajo gjithmonë di të theksojë me profesionalizëm atributet që i ka falur natyra. Pas lindjes në vitin 2018, ajo iu përkushtua seriozisht pamjes së saj. Filloi aktivitet të fuqishëm fizik dhe korrigjoi dietën e saj dhe rezultati nuk mungoi, aktorja e njohur duket në formë të shkëlqyer fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE