Linda Evangelista rikthehet në kopertinën e Vogue pas ndërhyrjes kirurgjikale që e la të transformuar!
Modelja Linda Evangelista është shfaqur në kopertinën e “Vogue” për herë të parë pas procedurës estetike që e la të deformuar. Në foto, një shirit dhe llastik janë përdorur për të tërhequr fytyrën, nofullën dhe qafën e saj, duke fshehur problemet e shkaktuara nga trajtimi për ngrirjen e dhjamit. Ajo i tha revistës se po përpiqej ta donte veten ashtu siç ishte.
Kjo nuk është nofulla dhe qafa ime e vërtetë dhe nuk mund të eci në përditshmëri me shirit dhe llastikë kudo. Për fotot unë mendoj se jemi këtu për të krijuar fantazi. Ne po krijojmë ëndrra. Unë mendoj se është e lejuar. Gjithashtu, të gjitha pasiguritë e mia trajtohen në këto foto, kështu që unë duhet të bëj atë që dua të bëj.
Ka kaluar pothuajse një vit që kur supermodelja kanadeze, një nga fytyrat më të njohura në pasarelat dhe kopertinat e revistave në vitet 1990 dhe 2000, tha se ishte zhdukur nga qendra e vëmendjes sepse ishte “shpërfytyruar ” nga procedura estetike e reduktimit të yndyrës. Ajo tha se trajtimi “CoolSculpting”, i cili përdor temperatura të ftohta për të reduktuar depozitat e yndyrës, shkoi keq kur një efekt anësor i rrallë i rriti, në vend që të zvogëlonte qelizat dhjamore.
Të gjitha fotot në revistë tregojnë vetëm pjesën e përparme të fytyrës, me qafën, veshët dhe flokët e mbuluar. Evangelista tha se ishte tërhequr nga procedura nga reklamimi i saj.
Ato reklama të “CoolSculpting” u shfaqën gjatë gjithë kohës, në CNN, në MSNBC, pa pushim, dhe ata pyesnin: ‘A ju pëlqen ajo që shihni në pasqyrë?’ Ata po më flisnin. Kështu që shkova dhe dështoi.
Ajo paditi “Zeltiq Aesthetics”, kompaninë që qëndronte pas trajtimit dhe tha në korrik se padia ishte zgjidhur. Në një deklaratë për “Vogue”, Zeltiq tha:
Ne jemi të kënaqur që e kemi zgjidhur këtë çështje me znj. Evangelista. Fokusi ynë vazhdon të jetë në fuqizimin e besimit duke ofruar produkte dhe shërbime estetike të sigurta dhe të besueshme të mbështetura nga shkenca.