Po, po mirë e dëgjuat! Fjoralba Ponari ka një ‘kërkesë për dimrin’…

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po, po mirë e dëgjuat! Fjoralba Ponari ka një ‘kërkesë për dimrin’…

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Aktiviteti i Fjoralbës në rrjete sociale bën shpesh shumë bujë pasi postimet e saj janë sa ‘funny’, ndonjëherë romantike, ashtu edhe si në ‘Ask-e’ ku zbulojmë gjëra që nuk i dinim mbi të. Por, më i fundit nuk ka të bëjë me asnjë të tillë pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku që në fakt nuk është e ditëve të fundit pasi prezantuesja shfaqet e veshur me të gjatë dhe krahas ka bërë një  ‘kërkesë për dimrin’.

Dimërrr nxitooo të lutemmm!

Në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48548 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE