Kjo pankartë për Ledrin në koncertin e tij do t’ju shkrijë së qeshuri!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo pankartë për Ledrin në koncertin e tij do t’ju shkrijë së qeshuri!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta.

E në një nga koncertet e tij më të fundit, një surprizë shumë e këndshme ka ardhur vetëm për reperin. Vetë Ledri ka publikuar një pankartë që një fans kishte bërë për të ku shkruhet: “Ledri ta ha zemrën, xhaxhi Sabri jam”. Nuk dihet nëse dashamirësi i Ledrit e ka bërë këtë në formë shakaje duke ditur marrëdhënien e mirë mes tij dhe artistit të mirënjohur Sabri Fejzullahu apo me të vërtetë ishte një mesazh nga ana e këtij të fundit.

Sidoqoftë, mund të themi se është me të vërtetë një ide shumë interesante.

Padyshim vitet e shumta në karrierë e koncertet, kanë bërë që dhe të ardhurat e reperit të jenë të shumta. Para disa ditësh, Ledri ka ndarë me ne një foto ku shfaqet duke firmosur një dokumentacion pasi ka blerë një pronë të tijën. E krahas këtij lajmi, artisti nuk e kurseu një ‘thumb’ për kolegët e tij, lidhur me një temë që nuk diskutohet pak në ‘showbiz-in’ tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE