Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e tyre të parë familjar!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na prezantojnë me portretin e tyre të parë familjar!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Së fundmi Einxhel dhe Dagz na kanë prezantuar me portretin e tyre të parë familjar. Çifti ka postuar në Instgram një foto nga pushimet e tyre disa javë më parë në Turqi, ku Einxhel duket me barkun e rrumbullakosur dhe të përqafuar ndodhen brenda një pishine të rrethuar me delfina. Me anë të kësaj foto, Einxhel dhe Dagz kanë falenderuar të gjithë personat për fjalët e dashura dhe urimet për familjen e tyre të re.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ ditën e sotme nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47691 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE