Për Capital T një reper shqiptar është ‘Kapo’ i vërtetë dhe nuk e ka për veten e tij!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për Capital T një reper shqiptar është ‘Kapo’ i vërtetë dhe nuk e ka për veten e tij!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Por këtë herë nuk do të flasim për ndonjë nga projektet e tij por për një postim që padyshim kur bie fjala te reperët janë pak të rralla pasi egoja e tyre artistike është shumë e madhe. Megjithatë, vlerësimi i Kapos për artistin në fjalë nuk vjen vetëm nga ana artistike, por dhe ajo familjare pasi siç dihet tanimë 2po2 i cili është një nga reperët më të vjetër në treg është po ashtu daja e tij.

Me anë të një Instastory, Capital T teksa shfaqet në makinë duke dëgjuar këngët e tij, krahas ka shkruar:

El Chapo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE