Mos ndoshta më në fund Megi Pojani pranoi se është në një lidhje me Endri Çekiçin?
Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Prej disa kohësh po përflitet për një romancë mes saj dhe futbollistit të kombëtares Endri Çekiçi. Së fundmi Megi ka postuar në Instastory foto me 2 gota çaj dhe shkruan një frazë dhe të gjithë mendojnë se është për Endrin.
Pleqërojmë bashkë
Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak kohësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.
Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet. E në një nga Instastory-t më të fundit të Megit, disa fjalë sikur pohuan se bukuroshja është e dashuruar, por mesa duket nuk qenka kështu pasi ajo gjithmonë sigurohet të mos na e bëjë fare të lehtë. Pak më vonë Megi sqaroi fjalët e saj duke treguar se e gjitha ishte një lojë fjalësh.