“Më ike ditën që më linde”, Flori Mumajesi emocionon me disa fjalë zemre dedikuar nënës së tij!

vovalbania August 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ike ditën që më linde”, Flori Mumajesi emocionon me disa fjalë zemre dedikuar nënës së tij!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Rreth 1 vit më parë Flori përjetoi një humbje të madhe, ditën kur nëna e tij u nda nga jeta. E sigurisht, pas kësaj jeta e tij ndryshoi totalisht. Ditën e sotme, Flori i ka dedikuar nënës së tij disa fjalë emocionuese nga zemra. Nëpërmjet një fotoje të postuar në InstaStory ku duket ai së bashku me të ëmën, kantautori e shoqëroi me mbishkrimin:

Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova i djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrëguar dorën deri në frymën e fundit, asnjë urim sma mbush dot shpirtin kur se kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64406 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE