Dy dasma, dy muaj mjalti/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë martesën më të dashuruar se kurrë!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy dasma, dy muaj mjalti/ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë martesën më të dashuruar se kurrë!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filluan muajin e tyre të dytë të mjaltit me një shëtitje me varkë, pas dasmës madhështore në Itali.

Të porsamartuarit, të cilët i thanë “Po” për herë të dytë njëri-tjetrit në një dasmë tradicionale, fundjavën që lamë pas u panë duke lundruar nëpër liqenin Como në brigjet e Tremezzo-s, Itali. Ata ishin vetëm për vetëm të ulur në pjesën e pasme të një varke.

Lopez, i qëndroi besnike ngjyrës së bardhë duke veshur nje fustan të gjatë dhe më mëngë. Këngëtarja e kompletoi look-un me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri.

Nga ana tjetër, Affleck, kishte veshur një këmishë blu me mëngë të gjata me pantallona në ngjyrë të hapur dhe atlete të bardha.

Gjatë shëtitjes me varkë, çifti ishin përhumbur në bisedë me njëri-tjetrin, teksa JLo rrinte e mbështjellë në krahët e bashkëshortit. Nuk munguan edhe puthjet midis çiftit të aktorëve.

Kujtojmë që gjatë dasmës nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format për tu patur zili. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.

Dhëndri kishte veshur një smoking elegant i përbërë nga një xhaketë e bardhë dhe pantallona të zeza, duke rikrijuar look-un e ceremonisë së tyre në Las Vegas muajin e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE