Euro 2024, Cikalleshi dhe Bajrami: Në fushë do dalin burrat; Sylvinho na ka ndihmuar psikologjikisht, nuk humbasim me Çekinë

vovalbania September 04, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024, Cikalleshi dhe Bajrami: Në fushë do dalin burrat; Sylvinho na ka ndihmuar psikologjikisht, nuk humbasim me Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator në Pragë, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Të dyja duelet vlejnë për kualifikueset e Europianit 2024, me tanët që janë në grupin E dhe në garë për një vend në finalet e turneut të Gjermanisë.

Këtë të hënë djemtë e drejtuar nga Sylvinho janë grumbulluar në Tiranë, për të nisur përgatitjet e dy sfidave deçizive. Për mediet folën sulmuesi Sokol Cikalleshi i Konyaspor dhe Nedim Bajrami i Sassuolos.

Për Cikalleshin, në këto dy ndeshje në fushë duhet të dalin burrat. Kundër Çekisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë humbje.

“Unë ndihem mirë në Turqi, pasi është viti i 8-të atje. Unë e kuptoj shumë mirë ligën dhe punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive. E mira është që duhet të shënojmë sa më shumë dhe të sigurojmë 3 pikët, por ndaj Çekisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Fokusi dhe përqëndrimi ynë duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të kënaqemi kaq lehtë. Kjo është java kur burrat duhet të dalin në shesh. Vetëm duke qenë një trup i vetëm mund të arrijmë te ëndrra që kemi. Ne jemi gati dhe sulmuesit kanë shënuar, mesfushorët kanë luajtur, ashtu edhe mbrojtësit. Ne duhet të jemi të anagazhuar dhe duhet të japim shpirtin në fushë.

A do t’i shënonit sërish Çekisë?

“Goli që kam bërë me Çekinë është një nga më të bukurit e karrierës. Nëse e përsëris diçka të tillë do të ishte diçka pozitive për ne. Por nuk duhet të ngelemi këtu. Do të preferoja më shumë një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë. Ne e kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Kemi ndërtuar një stil loje dhe ne e kemi në kokë se çfarë kërkon trajneri”, tha sulmuesi 33-vjeçar.

Nga ana tjetër, Nedim Bajrami ndalet te ndihma që trajneri Sylvinho i ka dhënë në anën psikologjike.

“Shumë i lumtur që kam shënuar dy gola në ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Çekia është e fortë, por ne jemi gati dhe do japim gjithçka. Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar nga ana mentale, jam i lumtur që Sylvinho është këtu dhe dua të ndihmoj ekipin për tri pikë. Nuk duhet të humbasim”, tha Bajrami.

Për grupin E kualifikues të Euro 2024, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE