Mos u çudisni fare, shqiptarët e përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos u çudisni fare, shqiptarët e përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë!

Ndonëse portalet online janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, rezulton se lexueshmëria e tyre në pjesën më të madhe është e ulët nga ata që e përdorin internetin. EUROSTAT ka publikuar të dhënat rreth përdorimit të internetit në Europë për leximin e lajmeve online. Në Shqipëri, vetëm 58% e përdoruesve të internetit të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, nga 72% që është mesatarja për Bashkimin Europian.

Rekordin në rajon e mban Mali i Zi me 80%, Serbia 77%, Maqedonia e Veriut 72%, Bosnja 73%. Për Kosovën, të dhënat janë për vitin 2019, me 79% të përdoruesve të internetit që lexonin lajme online. Për Shqipërinë, e dhëna më e hershme e raportuar është për vitin 2019, me 57% të përdoruesve. Në dy vjet ka një rritje me vetëm 1 pikë përqindje. Në Europë kryeson Finlanda me 93%.

Ndërkaq, nuk është e vështirë të kesh akses në lajme sot, interneti dhe ndërthurja e mediave sociale me ngjarje të rëndësishme mbarëbotërore e ka bërë pothuajse të pamundur të jetosh nën një shkëmb. Por gjetja e një burimi të besueshëm me një ndalesë për t’u përfshirë me lajmet mund të jetë disi një sfidë.

Madje jo vetëm për marrjen e lajmeve, por në një botë si kjo e sotmja ku teknologjia është e përhapur kudo në jetët tona, aplikacionet e ndryshme sociale ndër të tjera, na ndihmojnë të argëtohemi, të ndërveprojmë, të komunikojmë me njëri-tjetrin e shumë të tjera. Në sondazhin e fundit të TAR, shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet përdorin më shumë ata dhe përgjigjet ishin si më poshtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE