Nick Cannon zbulon se do bëhet sërish baba dhe gjejeni pak se për të satën herë!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nick Cannon zbulon se do bëhet sërish baba dhe gjejeni pak se për të satën herë!

Ylli i njohur televiziv, Nick Cannon dhe Brittany Bell po bëhen sërish prindër. Prezantuesi i “Wild ‘N Out” zbuloi të mërkurën se modelja 34-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë së bashku dhe të dhjetin për të. Cannon në një video në Instagram që shfaqte xhirimet e tyre të lindjes, shkroi:

Koha ndaloi dhe kjo ndodhi.

Bell ka pozuar ‘topless’ në video, me një fund të bardhë duke zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa shihet pranë partnerit. Dyshja u filmuan duke biseduar dhe duke qeshur gjatë xhirimeve dhe më pas e përfunduan videon me fotot familjare, me djalin Golden, 5 vjeç dhe vajzën Powerful, 1 vjeçe.

Ndërsa shumë prej ndjekësve të Cannon iu përgjigjën komenteve për të ndarë urimet e tyre, të tjerë shprehën mosbesimin e tyre ndaj familjes së tij në rritje. Bell ende nuk e ka ndarë lajmin në llogarinë e saj në Instagram.

Kur dyshja mirëpriti djalin dhe vajzën e tyre në 2017 dhe 2020 respektivisht, Cannon ishte tashmë babai i binjakëve Moroccan dhe Monroe, tani 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Mariah Carey. Ish-ylli i “All That” më pas u bë baba i djemve binjakë Zion dhe Zillion, tani 1 vjeç, me DJ Abby De La Rosa në qershor 2021.

Djali i tij dhe i modeles Alyssa Scott, Zen, mbërriti në të njëjtin muaj, por ndërroi jetë pesë muaj më vonë pasi luftoi me kancerin e trurit. Në qershor, Bre Tiesi solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe Cannon së bashku, një djalë të quajtur Legendary.

Ndërsa De La Rosa, 31 vjeç, është aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, por ajo ende nuk e ka konfirmuar atësinë e ish-yllit të Nickelodeon. Cannon, megjithatë, i tha “Entertainment Tonight” muajin e kaluar “se mund të vënë bast” se ai do të mirëpresë tre foshnja këtë vit.

Moderatori dhe komediani ndau ditën e Shën Valentinit një foto të tij duke qëndruar pranë një makinete të mbushur me prezervativë. Sa i përket faktit se kush i ka bërë dhuratën e pazakontë, shumë njerëz janë të bindur se pas saj qëndron komediani Kevin Hart. Ai shkroi krahas fotos të postuar në llogarinë e tij në Instagram:

Duket sikur dikush sapo më dërgoi një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit më herët! Makineta plot “Magnums”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE