Përdoruesit hasën probleme në llogaritë e tyre, Facebook vjen me një sqarim!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përdoruesit hasën probleme në llogaritë e tyre, Facebook vjen me një sqarim!

Rrjeti i famshëm social, Facebook sërish ka hasur probleme. Ditën e djeshme u raportuan një numër i madh përdoruesish, që kishin probleme me funksionimin e Facebookut.

Sipas statistikës së ueb-faqes, më shumë probleme kishin përdoruesit e Facebookut në aplikacionin e telefonave celularë, më pas versioni desktop dhe një numër i vogël i përdoruesve që kishin probleme për t’u kyçur në llogarinë e tyre në Facebook. Përdoruesit raportuan probleme pasi nuk shfaqeshin postimet e miqve në faqen kryesore. Në vend të kësaj ata shihnin postimet e personave të panjohur dhe shumë të “dyshimtë”.

Pas kësaj përfaqësues të kompanisë Facebook kanë shpjeguar se pse ky rrjet social pati probleme me shfaqjen e postimeve të personave të panjohur nëpër profilet e shumë përdoruesve. Alexandru Voica, menaxher i komunikimit në Meta, është shprehur nëpërmjet një postimi se:

Një ndryshim konfigurimi bëri që disa njerëz të kishin probleme me Feed-in e tyre në Facebook. Ne e zgjidhëm çështjen sa më shpejt që ishte e mundur për të gjithë ata që u ndikuan nga kjo dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.

Earlier today, a configuration change caused some people to have trouble with their Facebook Feed. We resolved the issue as quickly as possible for everyone who was impacted, and we apologize for any inconvenience.

— Alexandru Voica 💀 (@alexvoica) August 24, 2022

Rikujtojmë se, kërkimet e bëra së fundmi kanë konfirmuar atë që shumë prej nesh dyshonin tashmë, që Facebook është për të moshuarit dhe të rinjtë përdorin më shumë rrjetin social TikTok. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, përqindja e adoleshentëve amerikanë midis 13 dhe 17 vjeç që thonë se përdorin Facebook ka rënë nga 71% nga viti 2014 dhe në vetëm 32% këtë vit.

Facebook po nxjerr mesazhe të reja të koduara, për të mbajtur të sigurta bisedat në Messenger. Kriptimi i ri nënkupton që mesazhet mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi dhe se askush, përfshirë Facebook, nuk mund t’i përgjojë ato. Kjo vecori e re aktualisht është në testim prandaj për momentin, përdoruesit janë në gjendje  vetëm të kodojnë bisedat individuale të Messenger dhe duhet të zgjedhin për ta bërë këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47751 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE