Sipas një studimi të bërë së fundmi gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sipas një studimi të bërë së fundmi gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para!

Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t’u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t’u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës. Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë.

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha për gazetën “Welt am Sonntag”:

Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve.

Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë ​​për të manovruar, thote DW. drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin i tha gazetës “Welt am Sonntag” se:

Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer.

Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.

Vlen të theksohet gjithashtu se kur njerëzit kursejnë në shumicën e rasteve bëjnë edhe gabime, kreu i investitorëve miliarder, Warren Buffett shprehet se gabimi më i madh është “mosmësimi i zakonit të kursimit siç duhet”.

Një mënyrë për të kursyer para me lehtësi? Bëjeni automatikisht! Është një këshillë që ndoshta e keni dëgjuar mijëra herë, por kjo nuk e bën atë më pak efektive. Vendosni transferta automatike direkt nga paga juaj në llogaritë tuaja të kursimit në intervale të rregullta. Në këtë mënyrë nuk do t’i prekni kurrë paratë, por do t’i lini mënjanë. Pastaj çdo vit, nëse mundeni, përpiquni të rrisni kursimet tuaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE