Lidhja e fortë mes nivelit të vitaminës D dhe nivelit të testosteronit, njihuni pak më shumë me studimin e fundit!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja e fortë mes nivelit të vitaminës D dhe nivelit të testosteronit, njihuni pak më shumë me studimin e fundit!

Dielli shton fuqinë seksuale, të paktën te meshkujt. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Graz-it në Austri, pasi analizuar sjelljen e 2300 meshkujve përgjatë 3 vjetëve. Sipas “Clinical Endocrinology” ka një lidhje mes nivelit të Vitaminës D dhe nivelit të testosteronit. Vitamina D mund të shtojë nivelet e hormonit, nëse është e pranishme në gjak në vlerën të paktën 30 nanogramë për milimetër. Kjo vitaminë aktivizohet në lëkurë nga rrezet e diellit. E kuptueshme atëhëre se përse në stinën e nxehtë shtohet libido.

Ndërkaq, reduktimi i dëshirës seksuale te meshkujt mund të lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim japonez. Shkencëtarët ende nuk kanë vërtetuar lidhjen midis vdekshmërisë dhe dëshirës seksuale, por ata supozojnë se ulja e dëshirës seksuale mund të jetë një tregues delikat i disa problemeve të tjera shëndetësore.

Interesi seksual është i rëndësishëm sepse në përgjithësi është një tregues i shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës. Analiza e publikuar në revistën “Plos One” bazohet në të dhënat e mbledhura midis 20.969 pjesëmarrësve, 8.558 burra dhe 12.411 gra, mbi moshën 40 vjeç, të cilët kryenin ekzaminime të rregullta sistematike në prefekturën japoneze të Yamagata-s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE