Këngëtari legjendar australian John Farnham diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari legjendar australian John Farnham diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Këngëtari australian, John Farnham ndodhet së fundmi në spital pasi u diagnostikua me kancer. Familja e këngëtarit të “You’re the Voice” njoftoi se ai është shtruar në spital pas diagnozës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. “Diagnoza e kancerit është diçka me të cilën përballen kaq shumë njerëz çdo ditë dhe të tjerë të panumërt kanë ecur në këtë rrugë para meje”,-tha Farnham në deklaratë.

“E vetmja gjë që e di me siguri është se ne kemi profesionistët më të mirë të kujdesit shëndetësor në Victoria dhe të gjithë mund të jemi mirënjohës për këtë”,-shtoi artisti. Familja e tij përfundoi duke kërkuar privatësi. Ata nuk specifikuan llojin e kancerit me të cilin u diagnostikua 73 vjeçari.

Lajmet për gjendjen e tij vijnë më shumë se dy vjet pasi ai foli për një tjetër frikë shëndetësore. Ai i tha ‘Daily Telegraph’ në vitin 2019 se përfundoi papritur turneun e tij në Australi pas një infeksioni “të rëndë” të veshkava. Infeksioni ndodhi pasi ai iu nënshtrua një operacioni dhe bëri që ai të ishte i dehidratuar. Ai nuk ka shpjeguar pse e kishte kryer operacionin në atë kohë.

“Unë nuk e kuptova deri shumë vonë”,-tha ai për gjendjen e tij, duke shtuar se gruaja e tij Jill Billman e nxiti atë të shkonte te një mjek. “Unë ndihesha jo rehat. Gruaja ime Jill më kishte thënë të shkoja te mjeku”. Këngëtari legjendar e vlerësoi incidentin si një “thirrje zgjimi për t’u kujdesur për veten pak më shumë”.

Farnham nënshkroi për herë të parë një marrëveshje muzikore në shtator 1967. Në atë kohë ai ishte 18 vjeç, karriera e tij filloi atë dhjetor kur publikoi “Sadie the Cleaning Lady”, e cila shpejt u bë kënga më e shitur në Australi në atë kohë. Midis 1967 dhe 1973 ai publikoi një seri interpretimesh lokale të hiteve si “Raindrops Keep Falling on My Head” të BJ Thomas dhe “Rock Me Baby” të David Cassidy.

Ai gjithashtu performoi veçanërisht në muzikalet Dick Whittington & His Cat, Charlie Girl dhe Pippin. Farnham ishte gjithashtu këngëtari kryesor i “Little River Band” nga 1982 deri në 1985. Pasi u përball me realitetet dhe pasiguritë e industrisë së muzikës, Farnham publikoi këngën e tij famëkeqe “You’re the Voice”, duke shënuar këngën e tij të parë në pozitën e parë në 17 vjet. Ai shiti 1 milion kopje në Evropë dhe hyri në ‘top 10’ në Mbretërinë e Bashkuar. “You’re the Voice” ishte pjesë e albumit “Whispering Jack” të Farnham. I publikuar në tetor 1986, “Whispering Jack” u bë albumi më i shitur në Australi në atë kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE