Sot përkujtohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores dhe humanistes shqiptare, Nënë Tereza!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot përkujtohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores dhe humanistes shqiptare, Nënë Tereza!

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Më 19 tetor 2003, ajo u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Fjalët që ajo i thoshte shpesh për Shqipërinë ishin:

Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar. Shumë e lus Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutem shumë për fukarat e mi dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE