Zbulohet një sekret tjetër për Princeshë Dianën!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet një sekret tjetër për Princeshë Dianën!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jetesa e së ndjerës Princeshë Diana. Së fundmi, ish-badigardi i saj ka rrëfyer se ajo po planifikonte të transferohej në Amerikë me të dashurin Dodi Al-Fayed. Lee Sansum ka thënë se ky ishte plani i saj para vdekjes tragjike.

Shtypi ishte fatkeqësia e jetës së saj kudo. Dhe ajo më tha: ‘Nuk kam asgjë që mund të bëj në Mbrëtërinë e Bashkuar. Gazetat më ‘sulmojnë’ pa marrë parasysh se çfarë bëj. Dua të shkoj në SHBA dhe të jetoj atje që të mund të largohem nga e gjithë kjo. Të paktën në Amerikë më pëlqejnë dhe do të më lënë të qetë’.

Por a do i braktiste ajo djemtë e saj?

Mund të thuash që Diana ishte një nënë e mrekullueshme, kaq e dashur dhe e vëmendshme për dy djemtë e saj, por dukej sikur mund t’i duhej t’i linte të dy në Britaninë e Madhe për të shpëtuar nga shtypi, i cili e përndiqte pamëshirshëm çdo ditë të jetës së saj. Ishte gjithashtu për t’i çliruar ata nga e gjithë vëmendja që morën kur ajo ishte me ta. Vendi do të ishte i mbushur plot me paparacë, të dëshpëruar për të marrë fotografitë e princeshës që do të linte të gjitha pas për të ikur në Amerikë.

Rikujtojmë, se Princi William dhe Princi Harry janë mbajtur në errësirë për një dokumentar të ri të Princeshës Diana, i cili do të transmetohet në 25-vjetorin e vdekjes së saj, kanë pohuar burimet. Seriali-dokumentar me katër pjesë i titulluar “Investigating Diana: Death in Paris” do të transmetohet për të përkuar me përvjetorin e vdekjes së Princeshës së Uellit më 31 gusht.

Historia do të tregohet si një “procedurë policore e mbërthyer dhe mjeko-ligjore” dhe do të eksplorojë se “si individë të fuqishëm, shtypi dhe interneti krijuan dhe nxitën teoritë konspirative që mposhtën faktet dhe vënë në pikëpyetje vetë natyrën e së vërtetës”. Sipas disa burimeve, Duka i Kembrixhit, 40 vjeç dhe Duka i Sussex-it, 37 vjeç, nuk janë konsultuar për programin, ose nuk iu është shfaqur paraprakisht një pjesë e asaj që do të transmetohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE