Adelina Tahiri emocionon me fjalët dedikuar të birit për ditëlindjen e tij!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adelina Tahiri emocionon me fjalët dedikuar të birit për ditëlindjen e tij!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Por, postimi i bërë pak më parë nga bukuroshja nuk ka të bëjë me një Ask për të cilët përflitet shpesh, por për djalin e saj të vogël, Jonin i cili feston sot ditëlindjen dhe urimin më të bukur padyshim e mori nga mami Adelina. Me anë të një postimi në Instagram teksa ka ndarë disa foto të vogëlushit, krahas këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të bukura.

Jeta Mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote të dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën. Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua. Dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prapë unë do të jem aty dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prapë do të jem aty. Gjithmonë nëna më krenare për ty! Të puth pafund Mami. Urime Ditelindjen Jon. Te don Tate.

Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon, ndaj kjo shton dyshimet.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64406 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE