Shefi i OBSH-së: “Kriza humanitare në Etiopi është më e madhe se në Ukrainë, familjarët e mi po vuajnë…”

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi i OBSH-së: “Kriza humanitare në Etiopi është më e madhe se në Ukrainë, familjarët e mi po vuajnë…”

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus pretendon se nuk mund t’iu dërgojë të holla familjarëve të uritur në rajonin Tigray në Etiopi, rajon ky i shkatërruar si pasojë e luftës. “Kam shumë familjarë atje. Dua t’iu dërgoj para, por nuk mundem”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp. “Nuk e di se kush është i gjallë e kush i vdekur”, vazhdoi Ghebreyesus. Që kur ka nisur lufta më 2020, ky rajon është shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pa qasje në telefon apo internet.

Qeveria e Etiopisë është akuzuar për vënie të bllokadës në këtë rajon, e ka penguar furnizimet. Vetë qeveria ka thënë se lufta është fajtore për mungesa furnizimesh. Programi Botëror për Ushqim ka thënë se pothuajse gjysma e popullsisë prej 5.5 milionë banorësh në Tigray, ka nevojë të madhe për ushqim. Kjo nuk është hera e parë që Tedros, ish-ministër i Shëndetësisë në Etiopi, ka folur për luftën.

Para disa ditësh ai tha se situata është më e keqe se në Ukrainë dhe ka sugjeruar se racizmi është mbrapa mënyrës sesi u është përgjigjur bota këtyre konflikteve.

Mund t’ju them se kriza humanitare në Tigray është më e madhe sesa në Ukrainë, pa e ekzagjeruar. E kam thënë shumë muaj më parë, ndoshta arsyeja qëndron te ngjyra e lëkurës së njerëzve në Tigray.

Luftimet kanë nisur sërish këtë javë në këtë rajon, pas një armëpushimi të arritur në mes të forcave të Tigrayt dhe Qeverisë së Etiopisë. Lufta ka shpërthyer më 2020, pasi kryeministri, Abiy Ahmed, ka urdhëruar dërgimin e trupave në Tigray për të rrëzuar Fronti Popullor Çlirimtar (TPLF), duke akuzuar rebelët se kanë sulmuar kampet ushtarake federale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE