Përfundimisht fotot me delfina janë të preferuarat e Einxhel Shkirës!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përfundimisht fotot me delfina janë të preferuarat e Einxhel Shkirës!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Së fundmi Einxhel dhe Dagz na kanë prezantuar me portretin e tyre të parë familjar. Çifti ka postuar në Instgram një foto nga pushimet e tyre disa javë më parë në Turqi, ku Einxhel duket me barkun e rrumbullakosur dhe të përqafuar ndodhen brenda një pishine të rrethuar me delfina. Me anë të kësaj foto, Einxhel dhe Dagz kanë falenderuar të gjithë personat për fjalët e dashura dhe urimet për familjen e tyre të re.

E duket se Einxhel është e fiksuar me fotot me delfina të bëra gjatë këtyre pushimeve, pasi pak më parë ka postuar disa foto të tjera të saj pikërisht aty dhe duket shumë e lumtur që ka takuar delfinat e vegjël  dhe këtë e ka shprehur edhe në shkrimin në foto:

sikur ta dinit sa të emocionuar ishim për takimin me delfinin e vogël
(Doni të shihni përvojën e plotë??)

Por, padyshim me një famë të tillë që prej fillimit, prezantuesja ka qenë në qendër të portaleve si për sa i përket dyshimeve për shtatzaninë ashtu edhe për gjininë e fëmijës e duket se e gjithë vëmendja e ka bërë Einxhel një nga personazhet më ‘trending’ dhe të ndjekur mes shumë personazheve të tjerë që janë prej vitesh në showbiz. Kështu të paktën thuhet nga një listë që është publikuar nga një ndjekëse e bukuroshes, ku duket se prezantuesja ze vendin e 15-të por ka përqindjen më të lartë e të qenurit ‘trend’. Këtë e ka ripostuar vetë Einxhel e cila krahas ka falenderuar ndjekësen e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48574 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE