“Përplasje” dhe ironi mes Donald Veshajt dhe Luana Vjollcës, Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Përplasje” dhe ironi mes Donald Veshajt dhe Luana Vjollcës, Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë

Duket se një “përplasje” virtuale ka nisur mes moderatorëve Luana Vjollca dhe Donald Veshaj.

Gjithçka nisi nga një video e Donaldit, i cili ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falenderuese ndaj fansave.

Më poshtë videot e Donaldit dhe Luanës:

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2022/11/A4457833AA47C4042FB83029CDB47EA3_video_dashinit.mp4

Klikimet e Luana Vjollcës në emisionin e ri janë komentuar jo pak në rrjetet sociale nga fansa dhe ndjekës.

Madje vetë Luana ka publikuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto dhe video ku tregon rekordet e klikimeve dhe falenderon fansat e saj.

Mirëpo, Luana Vjollca është kundërpërgjigjur me një postim të fundit në Instagram, krahas së cilit shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, dukshëm kundërpërgjigje ndaj Donaldit dhe ironisë së tij.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në sektorin e komenteve të postimit të Luanës.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.

Kujtojmë se në rrjet kanë qarkulluar disa zëra që përgënjeshtronjë shikueshmërinë reale të emisionit që supozojnë se klikimet e tij janë të blera.

Mirëpo “Acromax” i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime, duke analizuar statistikat ku vërtetohet se shikueshmëria është e vërtetë.

Kompania “Acromax Media” konstatoi se në tre ditët e para emisioni arriti 800 mijë shikime në platformën “YouTube” ku vendin e parë të shikueshmërisë e dominon Shqipëria me 230 mijë shikime, në vendin e dytë Gjermania me 79 mijë, më pas vijon Italia me 78 mijë, Maqedonia e Veriut me 53 mijë, Britania e Madhe me 32 mijë, dhe më pas vijnë shtetet e tilla si: Greqia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Austria, Suedia, Belgjika, Kanadaja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj. Gjithashtu emisioni ka pasur edhe 48 klikime nga India.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE