Fedez di vetëm një shprehje në shqip dhe fatkeqësisht atë ia tha dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj!
Ditën e djeshme filloi eventi i shumëpritur “Tirana Sunny Hill Festival”. Emra të mëdhenj u ngjitën në skenën e festivalit përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër ishte mëse gati të mirëpriste edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili do të vijojë gjatë fundjavës. Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi performoi në vendin tonë.
Ylli italian dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve më të mira të tij. Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.
E vetmja fjalë që di shqip është “Të q*fsha robt”. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe bëra një figurë m*ti…
Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez. Pasi zbuloi foton e parë nga e cila njohu burrin që do të bëhej bashkëshorti i saj i ardhshëm, sipërmarrësja kujtoi momentin e takimit të parë, mesazhet e para, e shumë detaje të tjera të njohjes së tyre nga fundi i 2015-ës deri në fillim 2016. Takimi i parë i “Ferragnez”-it daton në dhjetor 2015.
Në atë kohë Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles dhe ishte fejuar me një djalë kalifornian, një lidhje që nuk e bëri të ndihej mirë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo po përpiqej për t’i dhënë fund. Fedez ishte gjithashtu i lidhur me një vajzë tjetër. Prandaj të dy u takuan në Milano thjesht për arsye pune.