U ‘kryqëzua’ në rrjet për videon ku dukej se tallej me jetimët, Dea Mishel sqaron të vërtetën e saj!!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U ‘kryqëzua’ në rrjet për videon ku dukej se tallej me jetimët, Dea Mishel sqaron të vërtetën e saj!!

Dea Mishel Hoxha u njoh fillimisht nga “Hostel by Anabel” dhe më pas si blogere në rrjete sociale. Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e saj, që u shpërnda gjerësisht nga publiku dhe ku mori kritika të shumta.

Më saktësisht, për ata që mund ta kenë humbur, Dea nëpërmjet një videoje në TikTok bën një ‘batutë’ mbi fëmijët jetimë. Blogerja dëgjohet të thotë:

Unë nuk duhet ta them këtë… Por jam shumë kurioze… Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?

Menjëherë pas kësaj Dea Mishel mori një lumë të madh kritikash dhe u ‘kryqëzua’ në rrjet. Ndjekësit e kanë konsideruar si një cënim ndaj fëmijëve jetimë të cilët nuk e kanë një strehë familjare por detyrohen të qëndrojnë në institucione.

Së fundmi Dea ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory-n e saj. Në një prej tyre ajo shkruan:

Janë njerëzit normalë që ju dalin skandale normale si tradhti, ndarje, etj, jam dhe unë…

Në postimin tjetër, blogerja sqaron më shumë situatën duke kërkuar dhe ndjesë. Ajo vijon:

Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu une qesh kur më vjen për të qarë, kështu i procesoj emocionet. Ju lutem mos më përdorni për klikime, nuk më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar. Kush është normal e ka kuptuar që unë nuk kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj. (Nuk e di kush ka qenë kaq i shkathët sa e ka bërë videon ‘screen record’ në 5 minuta. Gob bless u!)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE