Elita tregon sesa baba i përkushtuar është Gjiko!

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elita tregon sesa baba i përkushtuar është Gjiko!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Së fundmi Elita ka postuar në Instastory disa momente shumë të bukura të Gjikos me fëmijët e tyre gjatë udhëtimit  për pushime, të cilat na i kanë bërë ‘sytë zemra’. Gjiko duket një baba i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij, të cilët janë shumë të ëmbël.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i.

Në disa nga postimet e prezantuese janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE