Publiku ka në dorë fatin e tij, a do të rikthehet Liam Osmani në “BBV3”?!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publiku ka në dorë fatin e tij, a do të rikthehet Liam Osmani në “BBV3”?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kujtojmë, se Liam Osmani, ish-banori i reality show “Big Brother Albania Vip 3” është arrestuar nga policia ndërsa ndodhej brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3  nëpërmjet një njoftimi bënë me dije se shtetasi Liam Osmani, 44 vjeç  akuzohet për mashtrim. Ndërkohë, ai ishte i ftuar në studio, teksa tregoi dhe eksperiencën e tij, të cilën tha se nuk ia uron askujt. Ai shprehu dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por do jetë publiku ai që duke votuar, do vendosë nëse do hyjë apo jo.

Jam shumë mirë. Ishte një eksperiencë, bie shi, bie breshër, gjithçka kalon. Jam gati për të kaluar  nga ‘Burg Brother’ në ‘Big Brother’. Dua të hyj në shtëpi sepse unë për aty kam ardhur, jo për këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE