Një miqësi e vërtetë si ajo e Adrola Dushit dhe Kristina Baki!

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një miqësi e vërtetë si ajo e Adrola Dushit dhe Kristina Baki!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Adrola dhe Kristina Baki tashmë janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe shpesh herë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale. Ashtu siç ka ndodhur dhe së fundmi, ku të dyja modelet kanë postuar një foto së bashku nga ‘Sunny Hill Festival’ duke na treguar edhe një herë shoqërinë e tyre të vërtetë dhe se sa shumë e duan njëra-tjetrën.

Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj, sidomos pas postimit të fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE