Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, kaos dhe panik për të gjithë pasagjerët nga Britania e Madhe!
Një fluturim i avionit Jet2 u detyrua të bënte një ulje emergjente në Greqi pasi pilotit thuhet se i ra të fikët . Sipas Daily Mail, fluturimi ishte nisur nga Britania e Madhe për në Turqi më 23 gusht kur urgjenca mjekësore çoi në një ndalesë të paplanifikuar që vonoi pasagjerët me mbi tetë orë. Të gjithë pasagjerët vunë re një zhurmë në pjesën e përparme të aeroplanit, kur ata e kuptuan se diçka kishte shkuar keq.
Gjatë kohës që avioni ishte në fluturim, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët. Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni po ngrihej nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë. Ata thanë se pasagjerët ishin informuar se do të zbarkonin në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore, fakt që i vonoi udhëtimet e tyre me tetë orë dhe solli shumë kaos dhe pasiguri. Ai u shpreh se:
Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Ne menduam se dikush ishte plagosur në tualet. Njerëzit ishin të shqetësuar pasi ne sapo kishim kaluar nëpër turbulenca dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhte.
Ndërsa në lidhje me incidentin një zëdhënës i Jet2 ka treguar se:
Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes jo të mirë të një prej pilotëve. Një ekuipazh u transferua në Selanik në mënyrë që ne të mund të transportonim pasagjerët në rrugën e tyre për në Antalia po atë mbrëmje. Ne informuam pasagjerët tanë, ndërsa ekipet tona punuan jashtëzakonisht shumë për t’u kujdesur për të gjithë. Ne dëshirojmë t’i kërkojmë falje kujtdo që është prekur nga kjo vonesë e paparashikuar.