Nën presionin e sanksioneve, Koreja e Veriut mbyll disa misione diplomatike!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nën presionin e sanksioneve, Koreja e Veriut mbyll disa misione diplomatike!

Koreja e Veriut konfirmon se po mbyll disa prej misioneve diplomatike jashtë vendit. Sipas Koresë së Jugut, ka të ngjarë që ky njoftim është sinjali i fundit i problemeve ekonomike për shkak të sanksioneve të vazhdueshme ndërkombëtare.

Më herët gjatë javës, qeveria e Seulit bëri të ditur se Koreja e Veriut po mbyll ambasadat në Ugandë, Angola e Spanjë, si edhe konsullatën në Hong Kong pasi sanksionet e kanë bërë jashtëzakonisht të vështirë që këto seli diplomatike të vazhdojnë aktivitetet joligjore jashtë vendit për të fituar para’ për shpenzimet e tyre operative.

Sipas qeverisë koreano-jugore, Koreja e Veriut ka marrëdhënie diplomatike me mbi 150 shtete, por numëron vetëm 50 misione diplomatike jashtë shtetit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi:

Ose po mbyllim ose po hapim misione të reja diplomatike në shtete të tjera, në linjë me ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar e në politikën e jashtme.

Por, ndryshimet nuk u specifikuan.  Zyrtarët koreano-jugorë nuk po konfirmojnë nëse vendi komunist po hap misione të reja diplomatike.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, një zëdhënës tha se “është normale për shtetet sovrane që të zhvendosin forcat e tyre diplomatike jashtë shtetit, në linjë me interesat kombëtare”.

Koreja e Veriut do të vazhdojë të ndërmarrë masat e nevojshme diplomatike për të ruajtur lidhjet e saj afatgjata me shtetet.

Ambasadat e Koresë së Veriut dhe misionet e saj diplomatike jashtë shtetit kanë qenë të lidhura me rastet e kontrabandës e të tjera aktivitete të paligjshme tregtare. Kjo me qëllim që të financohen kostot e operimit e për të dërguar valutë në Phenian.

Ndërkaq, duket se Veriu po përballet me vështirësi që të fitojë para’, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare si rezultat i testimeve bërthamore.

Vitet e fundit, ekonomia e brishtë e Koresë së Veriut është goditur rëndë nga kufizimet e lidhura me pandeminë e koronavirusit, sanksionet dhe keqmenaxhimi. Por, grupet monitoruese vlerësojnë se nuk ka asnjë sinjal për krizë humanitare apo kaos social që mund të kërcënojë liderin e këtij shteti të izoluar, Kim Jong Un.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE