Drini Zeqo largohet nga Tv Klan! Ku do ta shohim këtë sezon gazetarin
Shtatori është shumë pranë dhe tashmë kanë nisur lëvizjet në televizione. Një nga emrat më të njohur të ekranit që ka vendosur të largohet është Drini Zeqo.
Drinin nuk do e shohim më në TV Klan, meson Revista Who.
Kujtojmë që Zeqo e ka nisur karrierën e tij në Top Channel, por që prej 2006 ka punuar gazetar dhe spiker në mediat e administruara nga grupi Klan, në televizionin Kombëtar Klan e në Abc për disa vite. Zeqo ka drejtuar lajme dhe programe, si dhe ka qenë redaktor në programin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Më pas pati një shkëputje 1-vjeçare në Vizion plus, si drejtues i “Dancing With The Stars” dhe “Tu Si Que Vales”. Pas largimit nga TV Klan, nuk dihet ende çfarë drejtimi do i japë Drini Zeqo karrierës së tij, por mbetet për tu mësuar në cilin ekran do e shohim në të ardhmen.