I vendosën fotografinë në stadium, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë…

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vendosën fotografinë në stadium, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë…

Në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ishte vendosur dhe një banderolë nga tifozët për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, marrë nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”, të cilin e xhiroi vite më parë në Kosovë.

Ky veprim nuk kaloi pa i rënë në sy Ritës, e cila e shpërndau në Instagramin e saj dhe shkroi:

“Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE