Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ju fatmirësisht mund ta konsumoni pasi rritet edhe në Shqipëri!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ju fatmirësisht mund ta konsumoni pasi rritet edhe në Shqipëri!

Shafrani i kuq është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri. Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër. Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.

Jeni kuriozë të dini se si të përgatisni çaj shafrani? Ju duhen fillimisht 3-4 fije shafrani. Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lëreni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysmë gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të kosumueshme, nëse dëshironi. Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

Shafrani nuk është vetëm një erëz, por edhe një ‘armë’ kundër kancerit. Në Indi, aty ku konsumi i tij është tepër i lartë, është vënë re se ka shumë pak raste të kancerit në zorrë mes popullsisë. Një studim amerikan doli në përfundimin se kurkumini i shafranit mund të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit te minjtë. Studime të tjera kanë gjetur se mund të ndihmojë në shkatërrimin e pllakave që formohen në tru dhe që lidhen me Alzhajmerin.

Për dekada, nutricionistët dhe studiuesit kanë folur për përfitimet shëndetësore të konsumimit të erëzave dhe suplementeve të erëzave. Nuk po flasim për ushqime pikante si jalapenos, por erëza si xhenxhefili, kanella dhe shafrani i Indisë. Ajo që ka qenë një element kryesor në shumë dieta lindore, tani po bëhet një tendencë shëndetësore në mbarë botën. Të mësosh se cilat erëza janë më të dobishme për t’u konsumuar dhe në cilat kohë të ditës, mund të ndihmojë në zbutjen e shqetësimit dhe të ofrojë më shumë avantazhe afatgjata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE