Zhdukni njollat e ndryshkut nga rrobat me këto produkte!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhdukni njollat e ndryshkut nga rrobat me këto produkte!

Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë: “Si dreqin janë krijuar?”. Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e brendshme e kapëseve të rrobave është oksiduar ose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi. Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë.

Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj.

Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë. Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke. Rezultati është shumë i dukshëm.

Lëng limoni dhe kripë është një tjetër truk interesant që duhet të provoni.

Acidi citrik i limonit dhe vajrat e tij esencialë arrijnë të heqin njollat prej veshjeve, batanijet dhe çarçafët. Vendosni pak kripë mbi njollën e ndryshkut, vini sipër një fetë limoni dhe një nape të bardhë. Hekuroseni me hekur të nxehtë për pak minuta. Më pas lani veshjen tuaj si zakonisht.

Ndërkaq, stina e verës nuk mund të mendohet pa të bardhën, madje është vërtetuar shkencërisht se kjo ngjyrë na bën të ndihemi të gjallë dhe më të lumtur. Deri këtu jemi në rregull, por ka diçka që nuk shkon me këtë ngjyrë, aksesorët e bardhë bëhen lehtësisht pis.

Sa ngjyrë praktike dhe lehtësisht e kombinueshme është, po aq e vështirë është për t’u pastruar. Të gjithëve mund të na vijnë ndërmend ndonjë palë atlete të bardha. Duke mos ditur mënyrën e duhur si t’i pastrojmë shpeshherë pëfundojnë në lavatriçe dhe dëmtohen, por zbuloni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE