Po merremi vetëm me Pique por edhe Shakira paska pasur një lidhje të fshehtë me një sportist të njohur!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po merremi vetëm me Pique por edhe Shakira paska pasur një lidhje të fshehtë me një sportist të njohur!

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere por nga Spanja vazhdojnë të vijnë lajme të bujshme. Në një kohë kur kanë kaluar vetëm dy muaj që martesa e Pique dhe Shakiras ka marrë fund, një lajm shokues përcillet nga mediat spanjole. Rafael Nadal dhe Shakira kanë pasur një lidhje të fshehtë. Siç raportohet nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, këngëtarja dhe tenisti filluan lidhjet e tyre në vitin 2009, kur të dy u takuan për videoklipin e ‘Gypsy’. Videoja e një prej këngëve më të njohura të Shakirës kishte pamje dhe lëvizje sensuale, por duket se ishte më shumë se thjesht një skenar.

Siç raportohet nga gazeta italiane ‘Corriere della Sera’, paparaci shpjegon se të dy kishin një lidhje intensive dashurie kur u xhirua video e këngës. Në atë kohë, thashethemet raportuan se Shakira ishte në lidhje me Alejandro Sanz, një këngëtar i njohur spanjoll. Nga ana tjetër, tenisti ishte në një situatë të vështirë: në atë kohë, Nadal ishte i lidhur me Mary Perellò, të cilën e njohu në shkollë në vitin 2005. Lajmi shokues se Rafael Nadal takohej fshehurazi me Shakirën është thjesht i pabesueshëm, por thashethemet për një tradhti të mundshme vijnë në një moment të pafavorshëm për Rafael Nadal sepse spanjolli është i fokusuar në US Open. Me fitoren e dy titujve të parë të Grand Slam, numri tre i botës është në kërkim të titullit numër 23, i cili do ta bënte atë lojtarin me më shumë tituj Grand Slam në histori, në të njëjtin nivel me Serena Williams.

Nga ana tjetër ia vlen të theksohet se partnerja aktuale e Pique thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtër diçka që këngëtarja Shakira nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre. Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që artistja nuk e kishte bërë kurrë. Sipas emisionit ‘Telecinco’, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE