Blerina Shehu

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blerina Shehu

Blerina Shehu ka lindur në Tiranë, ku dhe ka përfunduar studimet deri në ciklin e mesëm. Studimet e larta Bachelor dhe Master i ka kryer në Romë, përkatësisht për “Letërsi dhe Filozofi” dhe “Editori dhe shkrime/gazetari”. Përvoja e saj e parë në botën e medias, nis pikërisht në radio, në moshën 16 vjeçe dhe menjëherë më pas, në televizionet e para private në vend.

Sot, Blerina numëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në median televizive si moderatore, autore, kryeredaktore, gazetare, nën logot e televizioneve RTSH, Top Channel, Klan, ABC News, etj. Rikthimi në mikrofonin e radios është për Blerinën një premtim i mbajtur dhe në të njëjtën kohë, një aventurë e re.

Ushqimi i preferuar është letërsia. Nuk di të këndojë dhe ky është pengu i madh i Blerinës, por ama kërcen shumë bukur, po sa keq që në radio nuk duket…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48525 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE