Ka fjetur me 700 burra dhe ende nuk është e ‘ngopur’, ylli i televizionit australian rrëfen varësinë ndaj seksit!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka fjetur me 700 burra dhe ende nuk është e ‘ngopur’, ylli i televizionit australian rrëfen varësinë ndaj seksit!

Ylli i televizionit australian Belinda “Love” Rygier pretendon se ka fjetur me mbi 700 burra ndërsa luftonte me varësinë ndaj seksit, që “sundonte” jetën e saj. Rygier, e cila u shfaq si konkurrente në “Bachelor Australia 2017”, tregoi se është beqare prej 15 muajsh. Në kulmin e varësisë ndaj seksit, kur aplikacionet e takimeve nuk ishin ende të disponueshme, Belinda pranoi se dilte në klube 6 netë në javë me shpresën për të gjetur dikë për t’u lidhur.

Në një interviste në emisionin radiofonik “You’re a Grub Mate!”, 37-vjeçarja tha se nuk e kuptoi që kishte një problem derisa u shërua. Më pas shtoi:

Kur u shërova mendova se ishin disa trauma nga e kaluara ime që po më shkaktonin varësinë ndaj seksit. Sundoi jetën time, isha e varur.

Belinda pranoi se janë mbi 700 meshkuj me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale. Megjithatë, ajo tha se nuk i vjen turp nga numri i partnerëve seksualë që ka pasur dhe se ende ka dëshirë të lartë seksuale. Belinda theksoi:

Unë do të bëj seks sërish, por me dikë me të cilin kam lidhje.

Rikujtojmë, se aktorja e njohur, Jennifer Coolidge është mjaft e njohur për rolin e saj në filmin “American Pie”, por ajo që ne nuk dinim është se ajo ka fituar nga ky film më shumë se sa thjesht një çek. Ajo ka zbuluar se ky rol në komedinë e vitit 1999, e ka ‘ndihmuar’ atë të shkojë me 200 burra.

Ndërsa ajo është e njohur edhe për rolin e saj në “Legally Blonde” dhe së fundmi në “White Lotus”, 60-vjeçarja tha se roli në “American Pie” i solli asaj më shumë kënaqësi sesa thjesht famë. Në një intervistë për “Variety” aktorja ka zbuluar se ka fjetur me 200 persona për shkak të rolit të saj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE