Problemet shëndetësore ‘detyrojnë’ Dafina Zeqirin të shkëputet nga koncertet!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet shëndetësore ‘detyrojnë’ Dafina Zeqirin të shkëputet nga koncertet!

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte të shumta, por ka patur dhe probleme shëndetësore dhe këtë gjë e ka shprehur gjithë kohës. Ditën e parë të “Sunny Hill Festival” kur artistja do të performonte, u shfaq me një maskë oksigjeni. Kjo shqetësoi fansat e bukuroshes dhe pse kjo e fundit nuk dha asnjë sqarim mbi problemin e saj shëndetësor.

Së fundmi, Dafina ka lajmëruar fansat përmes një postimi në “Twitter” se i duhet të bëjë një pushim nga koncertet e saj. Këngëtarja u shpreh se i duhet të kujdeset për shëndetin pasi trupi i saj nuk mundet të përballojë më lodhje dhe ka nevojë për pushim të menjëhershëm. Ndërkaq, ajo shprehet se:

Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për t’u kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!

This is my body screaming that I’m overdue for some “me” time. Summer has ben crazy, love you all more than u could imagine! Always do my best even when sick, but now time to take care of myself, my health, see u guys soon! 🫶 pic.twitter.com/kjIUqEfa37

— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 29, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE