Virale në rrjet, publikohen pamjet se si mund të duket iPhone 14!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Virale në rrjet, publikohen pamjet se si mund të duket iPhone 14!

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se tregon se si do të duket dizajni i iPhone 14, i cili do të ketë një ngjyrë unike, të cilit do t’i ndryshojë nuanca bazuar nga cilin kënd shikohet. Siç është bërë e ditur më herët, Apple pritet që të prezantojë katër modelet e iPhone 14, Mac, iPad dhe Apple Watch. Në ofertë kësaj radhe nuk do të ketë model Mini, kështu që do të ketë dy modele me ekrane 6.1 dhe 6.7-inç.

Përveç dizajnit të ri, dallimeve në performancë dhe kamerën cilësore, iPhone 14 sjell ndryshime që përdoruesve do t’ua lehtësoj edhe më shumë punën. Prej muajsh, modelet e iPhone 14 Pro janë paralajmëruar në ngjyrë vjollcë. Apple zakonisht i rifreskon ngjyrat me lançimin e iPhone, por videoja e publikuar më poshtë tregon se varianti i ri nuk është çfarë iPhone ka praktikuar më herët.

Purple only appears at certain angles.
source: https://t.co/K6WqjdBKgM pic.twitter.com/7fySSCoAN4

— DuanRui (@duanrui1205) August 25, 2022

Prej më shumë se një muaji filluan të qarkullonin lajmet se Apple do të nxirrte në treg iPhone 14, por për shkak të shumë problemeve mes shteteve data ende nuk ishte konfirmuar. Askush nuk e dinte nëse Apple do të zhvillonte eventin në muajin shtator si gjithmonë. Së fundmi është bërë e ditur se eventi special i radhës nga Apple është vetëm disa ditë larg dhe nëse veçse raportet e fundit janë të sakta, atëherë eventi do të mbahet të mërkurën e 7 shtatorit.

Ndërkaq, të gjithë personat që përdorin telefona Android e dinë se kanë një aplikacion që quhet Radio dhe mund ta dëgjojnë në çdo kohë. Por ata që kanë një iPhone mund edhe ta kenë pyetur ndonjëherë veten se pse nuk ka telefoni i tyre radion?! Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE